Arrestohet një person në Podujevë për gjuajtje me armë në aheng familjar

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Podujevë për gjuajtje me armë në aheng familjar

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 15:12
Foto

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot nga njësitet policore të stacionit të Podujevës është konfiskuar një armë zjarri, si dhe 20 fishekë. Aksioni policor është realizuar në fshatin Bjaqinë të Podujevës, ku pas të shtënave me armë në një aheng familjar, është arrestuar një person i dyshuar.

“J. B,  mashkull, 44 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK 47, një karikator si dhe 20 fishekë. Ndaj  personit të dyshuar, i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, janë iniciuar rastet shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe  mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, thuhet në njoftimin e drejtorisë rajonale të Policisë në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat