Rrahu kunatin, arrestohet në flagrancë 64-vjeçari

Kronikë e zezë

Rrahu kunatin, arrestohet në flagrancë 64-vjeçari

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 09:28
Ilustrim

Një 64-vjeçar nga Peshkopia është arrestuar nga Policia e Dibrës pasi ka ushtruar dhunë mbi kunatin e tij. Avdul S., është i ndaluar nga policia.

Njoftimi i plotë:

Ushtron dhunë fizike ndaj kunatit të tij arrestohet në flagrancë nga Policia

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi :

Avdul S, 64 vjeç, banues në Peshkopi.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të tij shtetasit R.F, 40 vjeç.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Dhunë në familje", parashikuar nga neni130/a i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat