I djegin bashkëfshatarit hangarin me bazë ushqimore për bagëtitë

Kronikë e zezë

I djegin bashkëfshatarit hangarin me bazë ushqimore për bagëtitë

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 23:48
Foto ilustrim

Një zjarr ka rënë në një hangar me bazë ushqimore për bagëtitë. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Korçës dhe protagonistë të zjarrvënës, janë dy fëmijë 8-vjeçarë.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se zjarri ka rënë nga pakujdesia e fëmijëve të mitur A. V., 8 vjeç  dhe G. K., 8 vjeç, të cilët kanë qenë duke luajtur me një shkrepëse.

Komisariati i Policisë Ersekë

Më datë 22. 08. 2018, në fshatin Kreshovë, Kolonjë, ka rënë zjarr në hangarët me bazë ushqimore për bagëtitë, në pronësi të shtetasit A. F., 60 vjeç, banues në Kreshpan. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga pakujdesia e shtetasve të mitur A. V., 8 vjeç  dhe G. K., 8 vjeç, banues në këtë fshat, të cilët kanë qenë duke luajtur me një shkrepëse. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për vlerësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat