Për kokainën në makinë, ‘humbet’ edhe ‘Porsche’-n

Kronikë e zezë

Për kokainën në makinë, ‘humbet’ edhe ‘Porsche’-n

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 23:49
Foto ilustrim

Policia e Tiranës, ka bërë ët ditur se ka prangosur një person, me 4.2 gr kokainë, në makinë. Për këtë sasi droge, mësohet se ndërsa u arrestua në flagrancë D. Sh., vjeç 41, banues në Tiranë, në cilësinë e provës materiale u bllokua edhe mjeti luksoz, tip”Porsche”, lënda narkotike dhe një celular.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Seksioni për narkotikët – Seksioni për narkotikët

Në datë 22. 08. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D. Sh., vjeç 41, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, nga kontrolli në mjetin tip “Porche”, iu gjetën 4.2 gr. lëndë narkotike e llojit Kokainë. Në cilësinë e provës materiale u bllokua mjeti, lënda narkotike dhe një celular. Neni 283 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat