Burrat rrahin katër gra në lokacione të ndryshme në Kosovë

Kronikë e zezë

Burrat rrahin katër gra në lokacione të ndryshme në Kosovë

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 12:27
Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar katër raste të sulmit ndajë femrave të cilat kanë ndodhur dje.

Në rastin  parë, Policia ka njoftuar se “është arrestuar i dyshuari mashkull Rom i cili për shkaqe ende të panjohura e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptar të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore, e cila si pasoj e lëndimeve ka marr tretman mjekësor në QKUK”

Pas intervistimit i dyshuari  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Dhunë në familje ka ndodhur në Fushë Kosovë.

“Me datën 23.08.2018 viktima femër K/Ashkalike ka raportuar se  pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Ashkali. Viktima nuk ka dashur të marr tretman mjekësor. Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje”, thotë Policia.

Po ashtu, policia ka njoftuar se në Gjakovë është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali i cili pas një mosmarrëveshje  e kishte sulmuar fizikisht  bashkëshorten e tij viktimën femër K/ Ashkalike e cila si pasoj e sulmit  ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në  mbajtje.

Po ashtu dje në Gjakovë, sipas Policisë së Kosovës, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar  i cili i kishte keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht dy vajzat e tij  viktimat femra K/ Shqiptare. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në  mbajtje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat