Kush është turistja italiane që humbi jetën në Sarandë

Kronikë e zezë

Kush është turistja italiane që humbi jetën në Sarandë

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në aksin Sarandë-Ksamil, tek vendi i njohur ndryshe si Hidrovori.

Një makinë tip “Ford” me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip “Piaggio” me targa AL 429, në të cilën udhëtonin dy turistë italianë, burrë e grua, me banim në Genova. 

Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga përplasja ka humbur jetën turistja italiane Maria Sedda, 64 vjeçe, ndërsa bashkëshorti i saj Giuseppe Sciutto, 65 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë. I shoqi është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës. 

Report Tv ka siguruar pamje nga vendi ku ka ndodhur aksidenti. Siç shihet makina ka dëmtime në pjesën e përparme dhe  nga vendndodhja e saj duket që ka hyrë në parakalim.

Siç shihet edhe në pamje, dallohet trupi i turistes italiane që ka mbetur shtrirë përtokë. 

Në rrugë duket edhe motori ku po udhëtonin dy turistët italianë. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por policia ndodhet në vendngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat