Aksident në Kukës, 4 të plagosur, një në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Aksident në Kukës, 4 të plagosur, një në gjendje të rëndë

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 16:50
Aksident në Kukës, 4 të plagosur, një në gjendje të rëndë

Katër persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident që ndodhi rreth orës 15:30 minuta të ditës së sotme.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Kukës-Peshkopi, në vendin e quajtur  mbikalimi i Gostilit, afër aeroportit. Dy nga të plagosurit janë burrë dhe grua që po udhëtonin në njërën makinë ‘Ford’, ndërsa dy të tjerët po udhëtonin në makinën tjetër.

Njëra nga makinat është me targa italiane.

Të plagosurit janë transportuar në spital, ndërsa njëri raportohet se ndodhet në rrezik për jetën, pasi ka plagë të rënda.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat