Konfiskohen tri armë zjarri, në tri raste të ndara

Kronikë e zezë

Konfiskohen tri armë zjarri, në tri raste të ndara

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Nga njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë , në tri raste të ndara janë konfiskuar tri armë zjarri.

Sipas Policisë, aksioni i parë është realizuar nga njësitet policore të stacionit të Podujevës,  i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar S. H,  mashkull, 49 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar një revole me gaz Ecol Special 99.

“Konfiskimi i armës është bërë  në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku në një aheng familjar ka pasur të shtëna me armë. Ndaj personit të dyshuar janë iniciuar rastet: shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armeve. Rasti i dytë ku është konfiskuar një revole po ashtu e tipit Ecol Special 99, është iniciuar para dy ditësh në stacionin policor të Podujevës si Vrasje në tentativë. Lidhur me këtë vepër hetuesit rajonal sot kanë arrestuar  personin e dyshuar A. Z,  mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar arma e sipërshënuar. Rasti i tretë, fillimisht është iniciuar si rast Kanosje në stacionin policor të Drenasit, ku personi i dyshuar M.D mashkull, 69 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar nga ana e policisë për kanosje dhe dhunë në familje. Në sht ëpinë e tij pas kontrollit nga ana e policisë është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47, si dhe një karikator me 9 fishek. Të tria rastet janë  trajtuar në koordinim të ngushtë me prokurorinë e shtetit dhe personat e dyshuar, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Duke kërkuar bashkëpunim për raportimin e rasteve të gjuajtjeve me armë në ahengje, Policia ka  apeluar te qytetarët të përmbahen nga veprime të tilla, pasi gjuajtja është e sanksionuar me ligj, dhe  përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje, gjithashtu mund të rezultojë në pasoja shumë serioze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat