Një fëmijë vetëm 2 vjeç, u mbyt pasi teksa po hante rrush, një kokërr i shkoi keq.
Ngjarja tronditëse ndodhi në një apartament në Leporano, provincë e Taranto në Itali.
Vogëlushi u dërgua me urgjencë në spital, por pavarësisht ndihmës së marrë nuk arriti të mbijetojë.
Mësohet se këtë të premte fëmija, ishte duke ngrënë rrush, kur një kokërr i shkoi keq.
Ishte nëna ajo që e pa të birin që s’po mbushej dot me frymë, duke e dërguar me urgjencë në spital.
Por çdo tentativë për ta shpëtuar rezultoi e kotë, i mituri vdiq pak më vonë në spital.