Grabitet dyqani i celularëve në Berat, plagoset shitësi

Kronikë e zezë

Grabitet dyqani i celularëve në Berat, plagoset shitësi

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 11:27
Ilustrim

Një grabitje e dhunshme me pasojë një të plagosur, është shënuar në Kuçovë, ku gjatë vjedhjes së një dyqani celularësh, është plagosur shitësi.

Klaudio Naska, 25 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”, akuzohet si autor i ngjarjes.

Ai u vu në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme, e premte, pasi në lagjen “Llukan Prifti”, në bashkëpunim me një person tjetër ende të pa identifikuar, pasi ka plagosur me thikë shitësin e dyqanit E.I., 24 vjeç kanë marrë 23 telefona celular dhe një lap top.

Ngjarja ka ndodhur në dyqanin “Servis celularësh” në pronësi të shtetasit G.D., 37 vjeç, banues në Kuçovë, dhe pasi kanë dalë nga dyqani kanë thyer xhamin e parë të automjetit tip ‘Benz’ në pronësi të shtetasit E.I.

Ka qenë E.I., ai që ka njoftuar policinë, ku në sajë të ndërhyrjes së shpejtë u bë identifikimi i njërit prej autorëve dhe arrestimin e tij brenda një kohe të shkurtër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 23 aparate celular të markave të ndryshme dhe një lap top.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprat penale, “Vjedhje me Dhunë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “ Shkatërrim prone” dhe “Kanosje”, kryer në bashkëpunim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat