Sulmohen tre policë pasi dënuan me tiketë një qytetar që shkaktoi aksident

Kronikë e zezë

Sulmohen tre policë pasi dënuan me tiketë një qytetar që shkaktoi aksident

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 13:59
Foto ilustrim

Një qytetar i Drenasit është arrestuar pasi që ka sulmuar policët të cilët e dënuan me gjobë trafiku, pasi u njëjti kishte shkaktuar aksident trafiku në Drenas në orën 22:45 mbrëmë.

Policia njofton se tre policë janë lënduar dhe kanë marrë tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili  pas shkaktimit të aksident trafikut dhe shqiptimit të kundërvajtjes në trafik, në shenj pakënaqësie refuzon kundërvajtjen duke ofenduar dhe sulmuar zyrtarët Policor. Tre zyrtarët Policor në detyrë kanë  marrë tretman mjekësor në qendrën spitalore të Drenasit. I dyshuari pas intervistimit  me vendimin e Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtës”, njofton Policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat