Igumenicë, qeni i gjen shqiptarit 86 kg kanabis nën sedilje

Kronikë e zezë

Igumenicë, qeni i gjen shqiptarit 86 kg kanabis nën sedilje

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 15:05
Pas kontrollit në makinë iu gjetën 86 kg kanabis

Një tjetër shqiptar është kapur sot duke transportuar lëndë narkotike nga kufiri i gjelbër në drejtim të Igumenicës në Greqi. Mësohet se 34 vjeçari nga Lushnja, Olibion Lena, pas kontrollit në makinë iu gjetën 86 kg kanabis.

Ishte qeni antidrogë që zbuloi drogën e fshehur nën dyshemenë e automjetit. Lënda narkotike ishte e ndarë në disa pako. 34-vjeçari e kishte fshehur atë poshtë ndenjëses së tij, si edhe poshtë ndenjëses së përparme të pasagjerit.

Shqiptari në fjalë rezulton i kërkuar ne Greqi, pasi është dënuar me 7 muaj burg dhe 3000 euro gjobë në Patra për falsifikim dokumentesh.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat