Sherr me thika në Durrës, i riu në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Sherr me thika në Durrës, i riu në gjendje të rëndë

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Një i ri ka mbetur i plagosur rëndë me thikë në Durrës.

20-vjeçari me iniciale D.D. është goditur me thikë në lagjen 15.

Një 17-vjeçar me iniciale J.B. është shpallur në kërkim si autor i ngjarjes, ndërsa arma e ftohtë me të cilën u krye plagosja u bllokua në cilësinë e provës materiale.

20-vjeçari u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, njoftuan burime zyrtare nga policia.

Ndërsa personi që e plagosi, akuzohet për vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë.

Burime policore thanë per Panorama se plagosja ndodhi për shkaqe banale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat