Makina përplaset me shtyllën elektrike! Detajet

Kronikë e zezë

Makina përplaset me shtyllën elektrike! Detajet

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 20:05
Pamje nga aksidenti

Një automjet është përplasur me një shtyllë elektrike. Kjo është hera e tretë brenda pak ditësh që makinat përplasen me shtyllat elektrike në zonën e Orikumit , duke u bërë shkak për shkëputjen e energjisë elektrike për zonën.

Lajmi është bërë i ditur nga OSHEE. Ndërkohë që punonjësit e OSHEE në terren kanë rikthyer energjinë elektrike. Ndërsa raportohet që nuk ka dëme në njerëz.

Njoftimi i OSHEE-së:

Sot rreth ores 16:10, Fideri 3 Radhime doli jashte pune pasi ne segmentin e linjes nga N/St Radhime - Orikum u demtua nje shtylle ne TM nga perplasja e nje makine. (Foto).

Ky eshte rasti i dyte brenda dites se sotme dhe i treti ne ditet e fundit, te ndodhura ne zonen e Rradhimes.

Tashme energjia elektrike eshte rikthyer ne plazhin e Radhimes dhe Orikumit.

Faleminderit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat