Aksident i rëndë në aksin Roskovec-Berat, humbin jetën dy persona

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në aksin Roskovec-Berat, humbin jetën dy persona

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 07:29
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmë në aksin që lidh qytetin e Roskovecit me Beratin, pranë fshatit Arapaj.

Një mjet ka përplasur dy persona që ishin duke ecur në këmbë në anë të këtij aksi rrugor dhe i ka lënë të vdekur, kushërinjtë Amarildo dhe Festim Dogani, përkatësisht 21 dhe 29 vjeç.

Drejtuesi i mjetit është shtetasi Amarildo Çalamani, banues gjithashtu në fshatin Arapaj, fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua disa minuta më vonë dhe u shoqërua në rajonin e policisë së Fierit.

Menjëherë në vendngjarje dolën forca të shumta të policisë, që po hetojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat