23-vjeçari arrestohet për ngacmim seksual - Bota Sot
23-vjeçari arrestohet për ngacmim seksual

Kronikë e zezë

23-vjeçari arrestohet për ngacmim seksual

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Një 23-vjeçar nga fshati Gjormë i Vlorës është ndaluar nga policia e qytetit bregdetar, pas një kallëzimi që ishte bërë në emër të tij për ngacmim seksual.

Kallëzimi është depozituar një ditë më parë nga 22-vjeçarja A.C., me banim në Vlorë, e cila pretendon se është ngacmuar prej disa muajsh.

Ndërkohë, 23-vjeçari M.A. do të përballet tashmë me procedim penal për veprën e “ngacmimit seksual” nga Prokuroria e Vlorës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat