Aksident me fatalitet në Prizren

Kronikë e zezë

Aksident me fatalitet në Prizren

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Në Prizren gjatë ditës së djeshme një femër ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një automjet.

Për këtë rast është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Kroacisë, pasi nga pakujdesia ka goditur këmbësoren, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurës.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat