3 operacione antidrogë, sekuestrohen 11 kg kanabis

Kronikë e zezë

3 operacione antidrogë, sekuestrohen 11 kg kanabis

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 14:24
Ilustrim

Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka zhvilluar tre operacione antidrogë ku ka sekuestruar një sasi prej 11.2 kg kanabisi si dhe 40 doza. Gjatë këtyre operacioneve agjentët e policisë arrestuan 5 persona.

Në Tiranë, shërbimet e “Forcave Shigjeta” gjatë kontrolleve të zhvilluara në kryeqytet arrestuan 2 persona si dhe sekuestruan 40 doza kanabisi.

Në rrugën “Pandi Dardha”, “Shigjetat” në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, prangosën M.B., 15 vjeç, pasi gjatë kontrollit në trup iu gjetën 32 doza kanabisi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat