Nuk keni fituar Universitetin? Faza e dytë është MJAFT premtuese

Kronikë e zezë

Nuk keni fituar Universitetin? Faza e dytë është MJAFT premtuese

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 20:55
Ilustrim

Maturantët të cilët kanë aplikuar në fakultetet e Universitetit të Tiranës dhe nuk janë shpallur fitues në raundin e parë, nuk duhet të jenë pesimist pasi shanset për raundin pasues janë të larta.

Ky është mesazhi i dhënë këtë të hënë nga dekanët e katër fakulteteve ai i Ekonomikut, Shkencave Sociale, Drejtësisë dhe Gjuhëve të Huaja. Sipas dekanit Dhori Kule vetëm për degët e ekonomikut janë 380 kuota bosh një numër i cili pritet të rritet.

Në konferencën për mediat vetëm 3 ditë  nga nisja e regjistrimeve, dekanët u shprehën për rritje të numrit të aplikimeve ku vetëm në fakultetin ekonomik arriti deri në 20.320 maturantë, kandidatë për student.

Por përveç rritjes së numrit të aplikantëve, krahasuar me një vit më parë, këtë vit ka dhe një cilësi më të lartë.

Dekanët patën edhe një reagim lidhur me problemet e hasura së fundmi në këtë universitet dhe më akuzat për akreditimin e dobët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat