E vdekur prej ditësh, gjendet brenda banesës kufoma e një gruaje

Kronikë e zezë

E vdekur prej ditësh, gjendet brenda banesës kufoma e një gruaje

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 09:15
Ilustrim

Kufoma e një gruaje është gjetur e pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë.

Mësohet se viktima është një grua e moshuar, e cila jetonte e vetme në banesë.

Nga hetimet paraprake rezulton që gruaja N.P., rreth 63 vjeçe të ketë vdekur prej disa ditësh, rreth dy javë.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë, pasi kanë nuhatur erën e rëndë, për shkak të nisjes së dekompozimit të trupit.

Nga të dhënat paraprake nuk rezulton që e moshuara të ketë shenja dhune, çka ka ngjallur dyshimet që vdekja të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

Aktualisht nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat