Nuk i hekuros të brendshmet, burri shqiptar sulmon bashkëshorten

Kronikë e zezë

Nuk i hekuros të brendshmet, burri shqiptar sulmon bashkëshorten

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 09:43
Ilustrim

Një 36-vjeçar është bërë protagonist i mediave në Itali, pasi ka sulmuar bashkëshorten sepse nuk i ka hekurosur të brendshmet e tij.

Burri i cili jeton në Chieti me gruan dhe dy fëmijët është urdhëruar që të largohet nga banesa.

Mediat italiane raportojnë se fillimisht burre e grua kanë debatuar verbalisht dhe më pas 36-vjeçari ka goditur gruan me grushta.

Ndërsa gruaja kishte për qëllim të bëntë punët e shtëpisë, bashkëshorti i ka kërkuar që t’i hekuroste bokserat, dhe në këtë moment ka filluar debati.

Menjëherë gruaja ka njoftuar policinë dhe agjentët mbërriten në banesë, ku gjetën gruan të lënduar.  I riu shqiptar u shoqërua në polici me urdhër që mos kthehet më në banesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat