Gjuajtje me armë nga vetura, katër të arrestuar

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë nga vetura, katër të arrestuar

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 13:47
Ilustrim

Në fshatin Budrigë të Gjilanit janë arrestuar katër persona, dy prej tyre shqiptarë, kurse dy të tjerë shqiptarë, shtetas të Maqedonisë, pasi që pas një mosmarrëveshje gjersa ishin duke lëvizur me dy vetura, njëri prej të dyshuarve kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës tjetër.

Përveç dëmeve materiale në veturë, nuk ka persona të lënduar.

Si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat