Po bënte plazh në Vlorë, ndërron jetë pushuesi rumun

Kronikë e zezë

Po bënte plazh në Vlorë, ndërron jetë pushuesi rumun

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 12:08
Vlorë

Një turist rumun ka ndërruar jetë në Vlorë, në plazhin përballë Shkollës së Marinës, paraditen e së mërkurës.

63-vjeçari me iniciale K.U., banues në Bukuresht, ishte duke pushuar në plazh kur ka ndërruar jetë.

Nuk dihet akoma nëse rumuni është mbytur në ujë apo ka pësuar infarkt.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat