Gruaja bie në lum dhe rrezikon të mbytet, e shpëton bashkëshorti

Kronikë e zezë

Gruaja bie në lum dhe rrezikon të mbytet, e shpëton bashkëshorti

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 00:02
Ilustrim

Një grua ka rrezikuar të mbytet në lumë, në një fshat të Beratit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Malinat, kur B. A., 47  vjeçe, në vendin e quajtur “Valë”, duke kaluar lumin, aksidentalisht, është rrëzuar. Ajo ka rrezikuar të mbytet por është shpëtuar nga bashkëshorti. Pas kësaj gruaja është dërguar në spital dhe ndodhet nën kontrollin e mjekëve.

“Më datë 28. 08. 2018, në fshatin Malinat, shtetasja B. A., vjeçe 47, në vendin e quajtur “Valë”, duke kaluar lumin, aksidentalisht, është rrëzuar, ku ka rrezikuar të mbytet por është shpëtuar nga bashkëshorti, e cila ndodhet në spital nën kontrollin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për ngjarje aksidentale”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat