Policia e Kosovës ka njoftuar se pasmesnatës një person ka rrahur gruan e tij shtatzëna. Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë të mërkurën, ndërsa personi në fjalë është arrestuar nga Policia e Kosovës.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K-shqiptar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë në familjen e tij duke dëbuar nga shtëpia gruan e tij femër K-Shqiptar, e njëjta ka mbetur për tretman mjekësor në QKUK pasi ishte shtatzënë. Njësiti policor në banesën e tij ka gjetur dhe konfiskuar dy bimë të kanabisit të cilat ishin të mbjelle në saksi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, shkruan "Bota sot".
Kurse, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.