Dhunohet me mjete të forta, niset drejt Tiranës 30 vjeçari

Kronikë e zezë

Dhunohet me mjete të forta, niset drejt Tiranës 30 vjeçari

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Një plagojse për shkak të dhunës ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Diber. Ngjraja ne fhastin Deshta.

Përsoni i dhunuar me sende të forta një 30 vjeçar më inicialet J.B. i cili është derguar në Tiranë me helikopter për kujdes më të specializuar mjekësor

Shkaqet akoma janë të paqarta. Ndërkohë që policia ka shoqëruar disa përsona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Po sipas njoftimeve të fundit thuhet se janë identifkuar 2 përosonat që kanë ushtruar dhunën.

Ja njoftimi i policisë:

Rreth orës 11.40, jemi njoftuar se shtetasi J.B, rreth 30 vjeç, nga fshati Deshat dyshohet se është plagosur me sende të forta në pjesën e barkut .

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake dyshohet se dy shtetas për motive ende të pa qarta kanë plagosur shtetasin J.B, i cili u transportua me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar.

Janë shoqëruar në ambjentet e policisë disa persona që mund kenë dijeni për ngjarjen.

Nga ana e Policisë janë identifikuar autorët e dyshuar të ngjarjes për të cilët po punohet për kapjen e tyre.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin  ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat