56 vjeçari nga Kavaja humb jetën në aksident, godet tabelën e rrugës me motor

Kronikë e zezë

56 vjeçari nga Kavaja humb jetën në aksident, godet tabelën e rrugës me motor

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë të premte rreth orës 21:00 në fshatin Gosë të Kavajës.

Një 56 vjeçar i identifikuar si Agron Memishaj është përplasur me një tabelë të sinjalistikës rrugore teksa po udhëtonte me motorin e tij e për pasojë ka gjetur vdekjen.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 31.08.2018, rreth orës 21:00, në Gosë të Kavajës, shtetasi A.M., rreth 56 vjeç, duke drejtuar mjetin tip motor, pa targë është përplasur me një tabelë në anë të rrugës dhe për pasojë ka ndërruar jetë. 

Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat