Abuzoi seksualisht me të bijën, arrestohet babai 61-vjeçar - Bota Sot
Abuzoi seksualisht me të bijën, arrestohet babai 61-vjeçar

Kronikë e zezë

Abuzoi seksualisht me të bijën, arrestohet babai 61-vjeçar

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Një 61-vjeçar është vënë në pranga një ditë më parë nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij.

Në pranga nga policia është vënë shtetasi Q.N, 61 vjeç, banues në Tiranë, i cili sipas policisë ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 25-vjeçare për gati 16 vite, qëkur ajo ishte në moshë të mitur.

“Më datë 30.08.2018, u ndalua shtetasi Q.N., vjeç 61, banues në Tiranë, për veprat penale parashikuar nga nenet 106, 100 dhe 130/a të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat