Godet punonjësin e ujësjellësit, arrestohet

Kronikë e zezë

Godet punonjësin e ujësjellësit, arrestohet

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Një 33-vjeçar është arrestuar në Bulqizë, pasi është konfliktuar me grushte me një punonjës të ujësjellësit.

Sipas njoftimit të policisë, Blerim Dauti ka goditur shtetasin N.M., 30 vjeç, me detyrë administrator i Ujësjellësit në Bashkinë e Bulqizës, në një incident të ndodhur në lagjen “Minatori” të qytetit.

Ai do të procedohet penalisht nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Dibrës, për veprën penale të “goditjes për shkak të detyrës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat