Foshnja e porsalindur gjendet e vdekur në një çantë në Tiranë

Kronikë e zezë

Foshnja e porsalindur gjendet e vdekur në një çantë në Tiranë

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 10:58
Foshnja e porsalindur gjendet e vdekur në një çantë në Tiranë

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Tiranë. Një foshnjë është gjetur e braktisur pa shenja jete në një çantë të hedhur në rrugë.

Zbulimi tronditës është bërë në rrugën “Azem Galica”.

Sipas policisë, foshnja ishte e porsalindur ndërkohë ende nuk dihen rrethanat se si ka humbur jetën.

Do të jetë kryerja e analizave të ADN-së që do të çojë në identifikimin e nënës së fëmijës.

Policia u njoftua nga disa kalimtarë për çantën e dyshimtë.

Pas kontrollit të kryer u bë zbulimi tronditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat