Tentonin të hapnin një veturë me forcë, arrestohen

Kronikë e zezë

Tentonin të hapnin një veturë me forcë, arrestohen

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 09:26
Ilustrim

Gjatë mesnatës Policia në Rajonin e Prizrenit ka arritur të kapë në flagrancë dy persona të cilët po tentonin të hapnin me forcë një veturë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Sylejman Rrotlla’.

‘Rreth orës 01:30, policia në Prizren e ka pranuar një informatë nga një qytetar që bënte me dije se në rrugën “Sylejman Rrotlla” dy të dyshuar po përpiqeshin ta hapnin me forcë një veturë. Patrulla policore dhe hetues kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast i kanë parë të dyshuarit të cilët posa i kanë vërejtur policët kanë tentuar të arratisen por nuk ia kanë arritur qëllimit ngase të gjitha rrugët kanë qenë të bllokuara paraprakisht”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu është theksuar se në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar çelësa të ndryshëm.

“ Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që dy të dyshuarit të ndalën në masën e arrestit. Viktimës së këtij rasti i është dëmtuar vetura gjatë tentimit për ta hapur me forcë”, përfundohet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat