Rreth 20 mijë të dënuar për vitin 2017 në Kosovë

Kronikë e zezë

Rreth 20 mijë të dënuar për vitin 2017 në Kosovë

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 13:33
Ilustrim

Në gjykatat themelore dhe degët e tyre vitin e kaluar kanë qenë të akuzuar 26.706 persona, prej tyre me aktgjykim gjykues janë dënuar 18.753 persona, ka bërë të ditur sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas raportit mbi “Statistikat e Jurisprudencës për persona madhor” për vitin 2017, nga numri i përgjithshëm i të dënuarve, 971 janë femra, ndërkaq, nga të dënuarit për kundërvajtje, janë gjithsej 93.545 persona të dënuar, prej tyre 88.132 persona janë të dënuar për kundërvajtje në komunikacion.

Ky publikim ofron të dhëna statistikore për persona madhorë të akuzuar dhe të dënuar për vepra penale, si dhe për persona të dënuar për kundërvajtje në vitin 2017. Publikimi përmban të dhëna për këta tregues: mënyra e zgjidhjes së aktakuzës, paraqitësin e aktakuzës, gjininë, kombësinë e kryesit të veprës penale dhe llojin e dënimit, thuhet në komunikatën për media të ASK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat