Vdes edhe personi i dytë në aksidentin me tren

Kronikë e zezë

Vdes edhe personi i dytë në aksidentin me tren

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 20:49
Ilustrim

(E plotësuar) - Ka ndërruar jetë gruaja e dytë pas aksidentit në Klinë, që ka ndodhur në fshatin Dush të Klinës.

Aksidenti ka ndodhur sot në ora 18:48 në fshatin Dush të Klinës, në vendkalimin e trenit, treni është ndeshur me një automjet “Mercedes”.

Dy fëmijë janë më gjendje të rëndë, nëna e tyre na ndërruar jetë ne vendin e ngjarjes, ndërsa sapo ka ndërruar jetë edhe gruaja e dytë që ishte në veturë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra ka thënë se aksidenti ka ndodhur në ora 18:48 në fshatin Dush të Klinës, në vendkalimin e trenit, treni është ndeshur me një automjet “Mercedes”, i cili ka pasur disa udhëtar brenda, ku gjashtë nga ta janë lënduar.

“Fillimisht u është dhënë ndihma e parë në Qendrën e Mjekësisë në Klinë dhe pastaj janë ndërguar në Qendrën e Shëndetësore në Pejë, ku është konstatuar vdekja e një femre në moshën 39 vjeçare. Për shkak të gjendjes së rëndë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë,  janë dërguar në QKUK, njëri është 7 vjeçar dhe 5 vjeçar”, ka thënë Ibra

Treni godet veturën në Klinë, vdes gruaja 39 vjeçare lëndohen 2 fëmijë

Në aksidentin që ka ndodhur në paditen e sotme në fshatin Dush të Klinës, ku janë ndeshur treni me një veturë, një femër e moshës 39 vjeçare ka ndërruar jetë ndërsa të lënduar kanë mbetur 5 persona.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra ka thënë se aksidenti ka ndodhur në ora 18:48 në fshatin Dush të Klinës, në vendkalimin e trenit, treni është ndeshur me një automjet “Mercedes”, i cili ka pasur disa udhëtar brenda, ku gjashtë nga ta janë lënduar.

“Fillimisht u është dhënë ndihma e parë në Qendrën e Mjekësisë në Klinë dhe pastaj janë ndërguar në Qendrën e Shëndetësore në Pejë, ku është konstatuar vdekja e një femre në moshën 39 vjeçare. Për shkak të gjendjes së rëndë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë,  janë dërguar në QKUK, njëri është 7 vjeçar dhe 5 vjeçar”, ka thënë Ibra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat