Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, vetëm gjatë muajit gusht ka pranuar dymbëdhjetë raste të cilësuara si dhunë në familje, gjegjësisht për veprën penale nga neni 188/3 të KPK-së.
Prokuroria njofton se për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillim të hetimeve, dhe u është caktuar paraburgimi 12 të pandehurve, dhe ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore.
“Gjithashtu, është marrë vendim për ekspertizë, ku për secilin rast pritet të kthehet ekspertiza nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, dhe të njëjtëve t’iu ngritet aktakuza. Prokuroria Themelore në Gjakovës njofton opinionin se i trajton me seriozitet të lartë të gjitha rastet, duke iu kushtuar vemendje të veçantë rasteve të dhunës në familje. Vlen të theksohet se në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, për rastet e dhunës në familje tash e dy vite është i caktuar një prokuror i cili merret ekskluzivisht me këto raste”, thuhet në njoftim.