AKI deklarohet për vrasjen, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

AKI deklarohet për vrasjen, arrestohet i dyshuari

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 10:34
AKI

(E plotësuar)- Agjencia Kosovare Inteligjencës është deklaruar lidhur me vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm brenda objektit të së njëjtës agjenci. Në këtë institucion kanë thënë se viktima në fjalë ishte punëtor i bufesë dhe se ndërroi jetë në QKUK pasi nuk arriti t’u rezistojë plagëve të marra.

“Sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet nga AKI.

Gjithashtu është bërë e ditur se rasti nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së.

“Me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent”, përfundohet nga AKI.

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, tha se dorasi tashmë është arrestuar.

“Ka ndodhë sot në mëngjes, ka vdekur personi, është një i dyshuar që është arrestuar, ka qenë brenda”, tha prokurori Berisha për “Betimi për Drejtësi”.

Vrasje në ndërtesën e AKI-së në Prishtinë

Një vrasje ka ndodhur sot paradite në ndërtesën e AKI-së në Prishtinë.

Media ka mësuar se një punëtor sigurimi ka shtënë ndaj një punëtori të shërbimit në këtë ndërtesë duke e lënë të vrarë.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, tha për kallxo se një i plagosur që ka ardhur nga incidenti në AKI, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.

Ibrahim Berisha, Zëvendës Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, e ka konfirmuar këtë vrasje.

“Ka ndodhur një vrasje në ndërtesën e AKI-së. Viktima ka vdekur nga plagët. Prokurori tash do të dalë në vend të ngjarjes. Detajet mund t’i japim më vonë”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat