Sherr në lokal, goditet me kaçavidë i riu

Kronikë e zezë

Sherr në lokal, goditet me kaçavidë i riu

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 22:04
Policia e Shtetit

Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë të enjte, pas një sherri në një lokal në Pogradec.

Burime të policisë thonë se ngjarja ndodhi në lagjen nr 2 të këtij qyteti, në një lokal pranë ish-Poliklinikës. Autor i kësaj ngjarjeje është Bardhyl Capo, 60 vjeç, banues në fshatin Gështenjas.

Gjithçka, sipas policisë, ndodhi pas një konflikti të çastit. Pasi e goditi me kaçavidë 29-vjeçarin me iniciale I.K, Capo u largua nga vendi i ngjarjes.

Megjithatë policia u vu në ndjekje të tij dhe 60-vjeçari u arrestua pak kohë më pas. Atij iu gjet edhe kaçavida që dyshohet se përdori për plagosjen e të riut.

Ky i fundit është transportuar për mjekim në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bardhyl Capo, sqaron policia, është person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai u shoqërua në ambientet e Komisariatit, ku po kryhen edhe veprimet e mëtejshme proceduriale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat