Dhunë në familje dhe vjedhje, arrestohen 2 persona në Berat

Kronikë e zezë

Dhunë në familje dhe vjedhje, arrestohen 2 persona në Berat

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 10:14
Ilustrim

Policia e Beratit vuri në pranga dy shtetas.

Njëri nga të arrestuarit u arrestua për vjedhje parash në një lokal, ndërsa i arrestuari i dytë kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Xhoni Spahiu, 24 vjeç dhe Abedin T, 52 vjeç të dy banues në Berat, janë të arrestuar nga policia.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Xhoni Spahiu, 24 vjeç banues në lagjen ‘’30 Vjetori’’, ( i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja").

Arrestimi i tij u bë pasi në datën 07.09.2018, në lagjen ‘’22 Tetori’’, ka vjedhur një sasi lekësh në lokalin e  shtetases F.E, 47 vjeçe, banuese në lagjen ‘’22 Tetori’’.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, "Vjedhja’’, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat