Rrihen mes vete, bëhen për spital

Kronikë e zezë

Rrihen mes vete, bëhen për spital

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik janë përleshur fizikisht në mes vete.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Qarkore” në Gjilan, në ora 18.30, njofton sot Policia e Kosovës.

Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër te prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat