Dhunon ish-dhëndrin, arrestohet 54-vjeçari në Korçë

Kronikë e zezë

Dhunon ish-dhëndrin, arrestohet 54-vjeçari në Korçë

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Një 54-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës pasi ka dhunuar me mjete të forta ish-dhëndrrin e tij, i cili ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital.

Policia njofton se më datë 09.09.2018, rreth orës 19:10, në fshatin Kamenicë-Korçë, ka ndodhur një konflikt midis shtetasit Nizami Bezat, rreth 54 vjeç, banues në Kamenicë dhe ish-dhëndrrit të tij shtetasit S.M, rreth 25 vjeç, banues në Kamenicë.

Gjatë këtij konflikti të ndodhur për motive të dobëta, shtetasi Nizami Bezat, dyshohet se ka goditur me mjet të fortë dhe ka plagosur shtetasin S.M, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat