Një person kërcënohet nga një femër në Istog

Kronikë e zezë

Një person kërcënohet nga një femër në Istog

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 11:33
Ilustrim

Një femër nga fshati Serbobran në Istog e ka kërcënuar një burrë në shtëpinë e tij.

Sipas Policisë e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia sqaron se kjo ka ndodhur pas një konflikti të mëhershëm në mes të dy familjeve  ku e dyshuara ka shkuar te shtëpia e viktimës dhe e ka kanosur  me fjalë të ndryshme kërcënuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat