Berat, heroinë në një pikë bastesh; 3 të arrestuar

Kronikë e zezë

Berat, heroinë në një pikë bastesh; 3 të arrestuar

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 10:02
Heroina

Policia e Beratit ka sekuestruar 8 doza heroinë dhe ka arrestuar 3 persona në kuadër të një operacioni të koduar “Basti”.

Nikolin Çipi (42 vjeç), Sokol Shehu (48 vjeç) dhe Eduart Mino (40 vjeç), të tre banues në Berat, janë personat e vënë në pranga.

Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit fizik që u ushtrua nga shërbimet e policisë këtyre shtetasve të cilët ndodheshin në një lokal në lagjen “Donika Kastrioti”, në pronësi të shtetasit Nikolin Çipi, iu gjetën 8 doza (50 gramë) heroinë dhe 2 doza kanabis, që dyshohet se e shpërndanin në zona të ndryshme të qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat