Dëmtoi 81 gurë dhe piramida varresh, arrestohet

Kronikë e zezë

Dëmtoi 81 gurë dhe piramida varresh, arrestohet

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Të premten në fshatin Llapashticë e Poshtme të Podujevës dy persona kanë raportuar se të dyshuar të panjohur kanë dëmtuar 81 gurë dhe piramida të varrezave.

Njësia policore pas hetimeve ka arritur të identifikojë një të dyshuar me probleme psikike, njofton Policia e Kosovës.

Pas konsultimit me prokurorin i dyshuari është liruar pasi që i njëjti është i pa përgjegjshëm për veprimet e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat