Elbasan, vodhën hekura e i dërguan për skrap, dy të arrestuar - Bota Sot
Elbasan, vodhën hekura e i dërguan për skrap, dy të arrestuar

Kronikë e zezë

E hënë, 19 nëntor 2018

Elbasan, vodhën hekura e i dërguan për skrap, dy të arrestuar

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 11:12
Ilustrim

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Elbasan.

Florenc Tatoshi dhe Mit’hat Sharra, 31 vjeç dhe 52-vjeç, të dy banues në Elbasan akuzohen se kanë vjedhur materiale hekuri në një banesë dhe i kanë shitur për skrap së bashku me një person të tretë.

"Po punohet për kapjen e shtetasit me iniciale Th.B., 32 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte bashkëpunëtor në vjedhje.

Gjithashtu u proçedua penalisht shtetasi me iniciale P.Q.,47 vjeç, banues në Elbasan, për shkak se në pikën e grumbullimit të skrapit në pronësi të tij, u gjetën dhe sekuestruan materialet e vjedhura nga shtetasit e lartëpërmendur,"-raporton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Vjedhja e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga nenet 134, 25 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test