Një aksident trafiku është shkaktuar para pak minutave në hyrje të Fushë-Kosovës.
Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
Në bazë të disa fotografive të dërguara në redaksi shihet se vetura ka pësuar dëme të mëdha materiale përderisa nuk dihet për të lënduar.
Duhet shtuar se mëngjeset janë me kolona të gjata e në rast të ndonjë aksidenti ato bëhen edhe më të mundimshme për pjesëmarrësit në komunikacion.