Aksidentohet një këmbësor në Berat - Bota Sot
Aksidentohet një këmbësor në Berat

Kronikë e zezë

E martë, 16 tetor 2018

Aksidentohet një këmbësor në Berat

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 10:48
Policia

Një aksident me pasojë plagosjen e një kalimtari ka ndodhur rreth orës 09:20 të së hënës në aksin rrugor Berat-Poshnje, në vendin e quajtur Orizaj.

Mësohet se 25-vjeçari A.M, banues në Otllak duke drejtuar motorin tip Yamaha ka aksidentuar këmbësorin Th.D rreth 70 vjeç, banues në Berat.

Për pasojë ka mbetur i plagosur ky i fundit, e aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Beratit, ku po ashtu ndodhet edhe drejtuesi i motorit pasi ka marrë dëmtime të lehta.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test