Arrestohet një i dyshuar për grabitje të armatosur - Bota Sot
Arrestohet një i dyshuar për grabitje të armatosur

Kronikë e zezë

E shtunë, 20 tetor 2018

Arrestohet një i dyshuar për grabitje të armatosur

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 10:25
Ilustrim

Nga hetuesit policor të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, mbrëmë është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje rreth orës 23:00, në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë,  ku viktimës (femër),  në një barnatore nën kërcënimin e armës i janë grabitur një shumë e parave.  

Puna e hetuesve policor, është finalizuar vetëm pak minuta pasi është raportuar rasti, e cila ka rezultuar me  identifikimin dhe arrestimin e personit  të dyshuar: S. A, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,  të cilit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri: një Pistoletë e tipit CZ,  dy  karikatorë dhedymbëdhjetë fishekë.

Ndaj personit të dyshuar  Prokurori i shtetit  ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test