Një person është arrestuar në Prishtinë, i cili derisa po voziste automjetin e llojit “Audi A4”, nuk i ka përfill urdhrat e zyrtarit policor në detyrë por e ka sulmuar duke e goditur me veturë.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të Prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.