Arrestohet 48-vjeçari në Vlorë, i sekuestrohen 107 doza droge, paratë dhe makina - Bota Sot
Arrestohet 48-vjeçari në Vlorë, i sekuestrohen 107 doza droge, paratë dhe makina

Kronikë e zezë

E martë, 16 tetor 2018

Arrestohet 48-vjeçari në Vlorë, i sekuestrohen 107 doza droge, paratë dhe makina

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 10:46
Ilustrim

Një arrestim është kryer në qytetin e Vlorës, ku një shtetasi 48-vjeçarë i janë gjetur sasi të mëdha lënde narkotike dhe parash në banesën e tij të përkohshme. Nga policia bëhet e ditur se i arrestuar është shtetasi Artan Agolli, 48 vjeç nga Korça.

Nga kontrolli i bërë në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar 107 doza me lëndë narkotike dhe sasi të konsiderueshëm parash.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen kokainë e para të përfituara nga aktiviteti kriminal. Arrestohet në flagrancë autori!

Ndërkohë në Sarandë është kapur dhe arrestuar një tjetër shtetas që shpërndante kokainë me doza.

Gjithashtu në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo që trafikojnë lëndë narkotike, gjatë kontrolleve të ushtruara në territorin e Qarkut Vlorë, nga Forca e Posaçme Operacionale me mbështetjen e FNSH, janë shoqëruar për verifikim 28 persona kryesisht ata me precedent penal.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar, zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin antidrogë “Vjeshta”,  në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

Artan Agolli, 48 vjeç, lindur në fshatin Zvarisht, Korçë dhe banues në fshatin Dhërmi Vlorë.

Sipas hetimeve me metoda speciale, u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes së personit dhe në mënyrë të mirëorganizuar dhe profesionale u arrit kapja në kushtet e flagrancës e shtetasit Artan Agolli, në godinën ku edhe jetonte përkohësisht në fshatin Dhërmi, Vlorë.

Nga kontrolli i banesës, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale drogë, materiale t? ndryshme dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike :

[?]  107 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Kokainë”.

[?]  353.000 (treqind e pesëdhjetë e tre mijë) lekë të rinj, 875 (tetëqind e shtatëdhjetë e pesë €) Euro, si dhe  100 (njëqind $) dollarë.

[?]  Një automjet i markës “Mercedes Benz”, një peshore elektronike, dy aparatë celularë.

Ndërkohë në Sarandë, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin: Marjo Kola, 42 vjeç, banues në Sarandë, Menaxher dhe Banakier në një lokal. Kapja dhe arrestimi i tij u bë në lokalin ku punon pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banakun e këtij lokali, u gjet dhe u sekuestrua 4 gramë lëndë narkotike e dyshuar si “Kokainë”.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test