Një 18 vjeçar arrestohet për vrasjen në Deçan - Bota Sot
Një 18 vjeçar arrestohet për vrasjen në Deçan

Kronikë e zezë

E hënë, 22 tetor 2018

Një 18 vjeçar arrestohet për vrasjen në Deçan

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari SH.G i lindur në vitin 2000 është personi i arrestuar për vrasjen në Deçan.

“Sot me datën 23 shtator 2018 rreth orës 11:10, Policia e Kosovës është njoftuar se në rr. “Luan Haradinaj” në Deçan ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Policia e Kosovës i është përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes ku kishte ndodhur rasti”, njofton Policia.

Viktima është A.T, 28 vjeçar i cili si pasojë e plagëve të marra ka vdekur në spitalin rajonal në Pejë.

“Policia e Kosovës, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e shtetit, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat për kryerjen e veprës penale ‘vrasje ’. Personi i dyshuar SH.G. (2000) është arrestuar dhe me vendim te prokurorit te shtetit është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore”, njofton Policia rajonale në Pejë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit viktima dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Detaje rreth vrasjes së 29 vjeçarit në Deçan, arrestohet dorasi

Një person është vrarë gjatë paradites në Deçan.

Policia e rajonit të Pejës e ka konfirmuar rastin.

I dyshuari për këtë vrasje është arrestuar nga Policia.

“I plagosuri fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare por për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar për në Spitalin e Pejës. Sipas mjekëve, në spital ka arritur pa shenja jete”, ka thënë Driton Rugova zëdhënës i Policisë.

Ai ka shtuar se ende nuk kanë të dhëna për motivet e kësaj vrasjeje e as moshën e personave.

***

Sot, rreth orës 11:00 ka ndodhur një vrasje në Deçan.

Mësohet se viktima është Sh.G, rreth 29 vjeç nga fshati Lluke.

Viktima mësohet të jetë dërguar për ndihmë në spital, por që plagët e rënda kanë qenë të papërballueshme për të.

Sipas burimeve ka qenë personi me inicialet A.T, djali i pronarit të kompanisë “Gogaj Ag”, ai i cili ka shtënë mbi viktimën.

Vrasjen në fjalë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Driton Rugova.

“Po, rreth orës 11:10, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në Deçan. Viktima është dërguar në Spital por sipas ekipit mjekësor i njejti ka ardhur pa shenja jete”, tha Rugova.

***

Pak minuta pas orës 11:00, sot, ka ndodhur një vrasje me armë zjarri në qytetin e Deçanit. Media mëson se bëhet fjalë për viktimën mashkull me inicialet, A.T. Për këtë vrasje është arrestuar i dyshuari kryesor me inicialet, Sh.G.

Zyrtari për informim në Policinë e Pejes, Driton Rugova e ka konfirmuar rastin.

“Rreth orës 11:10, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në Deçan. Viktima është dërguar në Spital por sipas ekipit mjekësor i njejti ka ardhur pa shenja jete”, tha Rugova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test