15 vjet për personin që tentoi të vras gruan - Bota Sot
15 vjet për personin që tentoi të vras gruan

Kronikë e zezë

15 vjet për personin që tentoi të vras gruan

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 15 vjet burg të dyshuarin A.G i cili më 4 shkurt të vitit 2016 ka qëlluar gruan e tij duke e lënë të plagosur.

Ai me këtë rast është akuzuar për vrasje të rëndë në tentativë.

Gjykata ka konstatuar se me .04.02.2016, rreth orës 09:30, në Prishtinë, në rrugën “Xhavit Ahmeti”, i akuzuari A.G pas një përgatitje paraprake ka tentuar që me dhunë ta fus në veturën e tij të dëmtuarën B.C me qëllim që ta privoj nga jeta dhe pasi që e dëmtuara ka refuzuar, i akuzuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të kokës përkatësisht në syrin e majtë. Sipas gjytkatës nga kjo goditje të dëmtuarës i janë këputur indet e syrit të majtë, me ç’ rast tani të  dëmtuarës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të rrezikshme për jetë dhe me pasoja të përhershme për shëndetin.

“Andaj me  këtë i akuzuari  ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë, nga neni 179 par.1 pika 1.3 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test